Fruti i preferuar i qershorit për të gjithë është qershia. Tashmë, ato shiten në tregje dhe dyqane të ndryshme, por jo gjithëkush di t’i përzgjedë. Cilësinë e qershive mund ta kontrolloni vetëm nga pamja apo aroma e tyre dhe ekspertët këshillojnë të zgjidhni frutat më të lehta, me lëng, që nuk kanë dëmtime në sipërfaqe apo rrudha në lëkurë.
“Kushtojini vëmendje ngjyrës, pasi ka disa variante të së kuqes. Kur shtypet, qershia duhet të ruajë dendësinë e saj. Nëse është e butë, atëherë ose është e pjekur ose e prishur” shpjegojnë ekspertët.
Sipas fjalëve të profesoreshës së agronomisë, Irina Mahonina, është e rëndësishme t’i kushtohet kujdes lëkurës. Nëse fruti ruhet në një qese plastike, atëherë nuk duhet të ketë shenja lagështie në sipërfaqen e tij. Përndryshe, do të përshpejtojë prishjen dhe do të shkurtojë jetëgjatësinë e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.