×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Mustafa: Qeveria e unitetit mund ta nxjerrë Kosovën nga ngërçi, LDK-ja s’insiston që ta udhëheq

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 11:44

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa pas dështimit të seancës, ka folur për propozimin e kësaj partie për qeveri të unitetit, derisa theksoi se do të publikohen edhe 15 pikat me të cilat duhet të merret kjo qeveri deri te zgjedhja e Presidentit, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha ani pse LDK-ja ka dalë parti e tretë në zgjedhjet parlamentare, Mustafa tha se zgjedhjet janë diçka e fundit që do duhej të ndodhte.

    “Deri tash LDK ka ofruar një propozim për qeveri të unitetit. Gjatë kësaj jave do të publikojmë edhe 15 tema kyçe me të cilat do të merrej kjo qeveri e unitetit. Refuzimi i idesë është institim në vazhdimin e kësaj bllokade. Kjo bllokadë do e çonte vendin në zgjedhje të parakohshme të reja. E zgjedhjet janë gjëja e fundit që i duhen Kosovës. I takon VV-së të ofronte zgjidhje politike për të nxjerr vendin nga kriza që gjendemi. Pavarësisht kësaj, LDK edhe pse e tretë kemi ofruar zgjidhje, që besojmë është më e mira në këto rrethana. Një qeveri e unitetit ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë parlamentare, me një agjendë të caktuar e afat të caktuar”, tha Mustafa para gazetarëve.

    Ai tha se VV-ja menjëher ka refuzuar këtë qeveri të unitetit, por tha se LDK-ja nuk insiston në udhëheqjen e saj.

    “LDK ka ofruar një zgjidhje, është fatkeqësi që VV e ka refuzuar menjëherë këtë ide. Do të tentojmë që të bindim spektrin politik por edhe qytetarët që kjo është e vetmja zgjidhje. LDK në këtë rrethana të shkaktuar nga VV-ja, është e vetmja ide që Kosova mund të ketë për të dalë nga ky ngërç, një qeveri e unitetit me agjendë të caktuar, me 15 pika që do të propozohen”, tha Mustafa para gazetarëve.

    “LDK në qeverinë e unitetit, nuk insiston që ta udhëheq. Por natyra e saj na obligon që ta gjejmë një figurë që na bashkon gjithë spektrin politik. S’po insistojmë që LDK-ja ta udhëheq. Edhe VV-ja do duhej ta pranonte qeverinë e unitetit, e pastaj të flasim për emrat e përveçëm”.

    I pyetur nëse Kurti do të jetë sërish si Kryeministër, ai tha se do duhej gjetur një emër që përfaqëson këtë qeveri të unitetit.

    “Kurti në këto katër vite fatkeqsisht ka udhëhequr ka nxitur ndarje të spektrit politik por edhe të diskursit politik, kështu që do duhej ta gjenim një emër që përfaqëson këtë qeveri të unitetit”, tha ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!