Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, një ditë pasi Qeveria e Kosovës e nisi për Kuvend projektligjin për Dhomat e Specializuara të propozuar nga PDK.
Në njoftimin për takimin me Konjufcën, Lladrovci tha se nuk kanë folur për politikë.
Megjithatë, tutje ai ka shkruar se “Me Glaukun, ka mundur të zgjidhet e panjohura moti, megjithatë, nuk është vonë, për ata që kanë vullnet për ta rreshtuar veten pas Kosovës!”
“Koha po ecë, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjej lumturinë, këtu. Takim i rastësishëm dhe bisedë e këndshme me Glaukun. Jo, nuk kemi biseduar për politikë as për poste, kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë. Me Glaukun, ka mundur të zgjidhet e panjohura moti, megjithatë, nuk është vonë, për ata që kanë vullnet për ta rreshtuar veten pas Kosovës!” – ka shkruar Lladrovci në Facebook.