Avokati Arianit Koci i cili ka vazhduar protestën e tij për shkak të mos-konstituimit të Kuvendit, i është drejtuar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit duke i thënë “marrë që s’u ndale”, kur dhe dështoi për të 29-ën herë seanca sot, shkruan Reporteri.net.
Koci në një postim në Facebook, ka thënë se s’ka kuptim që Kurti me dalë nga Kuvendi i rrethuar me 20 policë.
“Në vend që të ballafaqohesh – po futesh fshehurazi, e po del i mbrojtur si me qenë në rrezik lufte”, ka shkruar Koci mes tjerash.
Postimi:
Marre t’koft, Albin – që nuk u ndale!
Marre!
Me hy në Kuvend përmes dyerve të garazhës së Kuvendit, e me dalë i rrethuar me 20 policë – vërtetë nuk ka kuptim!
A unë qenkam ai që po të rrezikoj, a?
Unë, që po të pres me pyetje – me kërkesë për sqarim: 29 herë – Kuvendi pa zgjidhje?
Pse?
Hajgare me popull a?
Në vend që të ballafaqohesh – po futesh fshehurazi, e po del i mbrojtur si me qenë në rrezik lufte.
Kjo është frikë, jo përgjegjësi.
Lideri nuk ikë. Lideri del përballë.