×
  • Sport
  • Sport / Ndeshja miqësore

    Albion Rrahmani shkëlqen, Kosova merr fitore ndaj Ishujve Komore

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 21:24

    Kombëtarja e Kosovës ka arritur të marrë edhe fitoren e dytë në muajin qershor, të dyja në kuadër të miqësoreve.

    “Dardanët” kanë fituar me rezultat prej 4-2 ndaj Ishujve Komore,.

    Mysafirët ishin të parët që shënuan në “Fadil Vokrri”, me anë të Bakari Said në minutën e 12-të.

    Pas shtatë minutash, Albion Rrahmani shënoi për golin e barazimit.

    Me rezultatin prej 1-1 u mbyll pjesa e parë, teksa në pjesën e dytë u shënuan edhe më shumë gola.

    Fillimisht Albion Rrahmani shënoi për golin e dytë personal në minutën e 59-të. 20 minuta më vonë, Rrahmani e kompletoi hattrickun në natën e sontme.

    Në minutën e 85-të, megjithatë Ishujt Komore e ngushtuan epërsinë me anë të Said.

    Mirëpo, për rezultatin final të ndeshjes u përkujdes Fisnik Asllani, që shënoi për 4-2./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!