×
  • Sport
  • Sport / Ndeshja miqësore

    Albion Rrahmani pas tregolëshit ndaj Komoreve: Do të jetë kujtim shumë i bukur

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 22:01

    Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

    Protagonist kryesor i kësaj fitoreje ishte padyshim sulmuesi Albion Rrahmani.

    Rrahmani realizoi het-trik në këtë ndeshje, teksa në total ka shënuar pesë gola në dy miqësoret e këtij muaji.

    Pas fitores ndaj Komoreve, Rrahmani u shpreh tejet i lumtur me paraqitjet e tij në një prononcim të shkurtër për RTK.

    “Jam shumë i kënaqur me këto dy ndeshje. Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita ta ndihmoj kombëtaren”.

    “Topi i ndeshjes pas hat-trickut do jetë kujtim shumë i bukur”.

    “Foda më tha 2 ndeshje, 5 gola nuk është keq”, tha Albion Rrahmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!