Aktori Jason Momoa mbajti një fjalim në samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
Momoa theksoi se udhëheqësit botërorë nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar ndryshimet klimatike, por nuk i fajësoi vetëm ata. Ai e quajti njerëzimin “një sëmundje që ka infektuar planetin tonë”, transmeton Reporteri.net.
Aktori, 40 vjeç, i njohur edhe si aktivist mjedisor, lindi në Hawaii, por u rrit në Iowa. Në një fjalim, ai i pakënaqur tha se kishte “ecur në të dy botët” duke e kuptuar ajo që ishte një problem për njërën prej tyre së shpejti do të bëhej problem edhe për tjetrin. Në fjalimin e tij, ai gjithashtu theksoi se efektet e dëmshme të veprimeve njerëzore janë parë më së shumti në oqeane. Ai gjithashtu shtoi se ne e kemi sjellë planetin në një krizë shkatërruese për shkak të ndotjes./Reporteri.net