×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    MPJD del me apel për qytetarët e Kosovës që ndodhen në Izrael: Shmangni lëvizjet e panevojshme

    Reporteri
    13 Qershor 2025 | 11:28

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka këshilluar qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta, shkruan Reporteri.net.

    MPJD ka publikuar një link dhe ka apeluar që shtetasit e Kosovës të ndjekin udhëzimet.

    “Ju lutemi të ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://www.oref.org.il/eng  Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin: +972 (0) 586 340 450”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Izreali ka nisur sulm ndaj Iranit.  Ushtria izraelite ka thënë se 200 avionë luftarakë janë përdorur në sulmet e saj të vazhdueshme ndaj Iranit.

    “Më shumë se 100 objektiva janë goditur në të gjithë Iranin”, tha zëdhënësja e IDF-së, Effie Defrin, gjatë një brifingu të drejtpërdrejtë, duke shtuar se “mbi 330 municione të ndryshme” janë hedhur tashmë.

    Defrin tha se sulmet e Izraelit ishin “pjesë e një operacioni të saktë dhe të sinkronizuar” dhe se pilotët e saj “po godisnin ende objektiva ushtarake dhe objektiva nga programi bërthamor në zona të ndryshme në Iran”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!