×
  • Lajme
  • Lajme / Statistikat

    Rritet numri i lindjeve, gjatë prillit lindën mbi 2 mijë fëmijë

    Reporteri
    13 Qershor 2025 | 20:05

    Numri i lindjeve në Kosovë ka shënuar rritje gjatë muajit prill 2025, krahasuar me muajin paraprak.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë prillit janë regjistruar gjithsej 2,113 lindje. Prej tyre, 1,095 janë djem dhe 1,018 vajza.

    Në mars të këtij viti, numri i lindjeve të regjistruara ishte 2,061, përkatësisht 1,074 djem dhe 987 vajza.

    Këto të dhëna përfshijnë lindjet si brenda territorit të Kosovës ashtu edhe jashtë vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!