Granit Xhaka po vazhdon të mbetet njëri prej objektivave kryesorë të Milanit.
Falë kualitetit dhe eksperiencës së tij, ylli kosovar konsiderohet si një lojtar që do t’i përshtatej perfekt stilit të lojës së Massimiliano Allegrit.
Për këto dhe për arsye të tjera, raportohet se “Rossoneri” janë duke i bërë trysni Bayer Leverkusenit.
Madje, mediat italiane raportojnë se drejtori i ri sportiv i Kuqezinjve, Igli Tare ka shkuar personalisht në Gjermani për t’u takuar me drejtuesit e “Farmaceutikëve”.
E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” njofton se Milani ia ka ofruar Leverkusenit 10 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit.
Megjithatë, duket se kjo shumë nuk është e mjaftueshme për ish-kampionët e Gjermanisë, të cilët mund t’i kërkojnë deri në 15 milionë euro për liderin e tyre.
Ose, ose, Leverkuseni mund ta kërkojë në këmbim mbrojtësin Malick Thiaw, një profil i vlerësuar lartë nga trajneri i ri, Erik ten Hag, por të cilin duket se nuk dëshiron ta lëshojë trajneri Allegri.
Xhaka, nga ana e tij, e ka shprehur gatishmërinë për të lëvizur drejt Serie A pasi eksperiencës së jashtëzakonshme me Leverkusenin, të cilit këtë verë duket se do t’i ikin krejt yjet, krahas trajnerit Xabi Alonso.
Në sezonin 2024/25, 32 vjeçari i ka zhvilluar 49 ndeshje, ndërsa i ka realizuar 2 gola dhe i ka bërë 7 asistime.
Vlera e kartonit të Xhakës në treg sipas faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Transfermarkt është 12 milionë euro./Express