×
  • Sport
  • Sport

    Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF

    Reporteri
    20 Qershor 2025 | 16:26

    Federata e Xhudos së Kosovës ka njoftuar me krenari se kampionia olimpike Nora Gjakova është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) – një rol me rëndësi të veçantë për të ardhmen e këtij sporti në nivel global.

    Pas një karriere të jashtëzakonshme, me medalje olimpike, botërore dhe evropiane, Nora Gjakova do të japë tani kontributin e saj jashtë tatamit, në një rol përfaqësues dhe vendimmarrës për komunitetin ndërkombëtar të xhudos.

    Në njoftimin e saj zyrtar, Federata thekson:

    “IJF vlerëson lart eksperiencën, perspektivën dhe përkushtimin e saj, cilësi këto që do ta bëjnë Norën një përfaqësuese të jashtëzakonshme për xhudistët kudo në botë.”

    Përmes këtij emërimi, Gjakova jo vetëm që vazhdon të përfaqësojë Kosovën me dinjitet, por merr edhe një rol kyç në ndërtimin e politikave dhe mbrojtjen e interesave të sportistëve në rang ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!