×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Veton Berisha: Ai mandatar që i siguron 60 vota, unë jam i 61

    Reporteri
    21 Qershor 2025 | 12:14

    Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se cilido mandatar që do t’i sigurojë 60 vota, ai do ta japë votën e 61-të, për të dalë nga situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

    “Vota ime është e hapur. Ashtu siç kam votuar hapur, do të votojë në secilën formë. Mund ta bëjë publike votën time, sepse nuk ndryshoj. Le t’i bënë 60, i 61 jam unë. Nuk mund të flasë për të tjerët”.

    “Ai mandatar që i bënë 60, unë jam i 61. Për mua ka rëndësi shumë dalja nga kjo situatë”, tha Berisha.

    Berisha tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të mund të bëjë zgjidhjen situatës së bllokuar në Kuvendin e Kosovës.

    “Mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nëse nuk janë numrat do të bëjë zgjidhje sepse të njëjtit deputetë janë.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!