×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe pritet të jetë 10-shi i ri i Realit

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 12:44

    Luka Modric e ka mbajtur për një kohë numrin 10 tek Real Madridi në fanellën e tij.

    Por, legjenda kroate do të largohet nga “Los Blancos” pas përfundimit të këtij sezoni.

    Dhe, numrin që do ta lë bosh ish-futbollisti i Tottenhamit, sipas të gjitha gjasave do ta marrë Kylian Mbappe.

    Për këtë siguron mediumi spanjoll “Marca”, transmeton Express.

    Gjiganti spanjoll konsideron se ky numër ikonik do ta përmirësojë imazhin e përfaqësuesit francez, i cili është edhe yll i ekipit.

    Mbappe e kaloi një vit pozitiv në nivelin personal në “Santiago Bernabeu”, ndërsa e kishte zgjedhur numrin 9, të cilin e kishte liruar paraprakisht Karim Benzema.

    Ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit i realizoi 43 gola në fanellën e bardhë duke u shpallur kështu golashënuesi më i mirë në Spanjë dhe në Evropë.

    Por, fatkeqësisht në nivelin ekipor nuk ia doli të kishte suksese me trajnerin Carlo Ancelotti, i cili u pasua në këtë verë nga Xabi Alonso.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!