×
  • Sport
  • Sport

    Kosova me shtatë garues në Evropianin e Xhudos

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 13:27

    Kosova do të marr pjesë me shtatë garues në Kampionatin Evropian të Xhudos për Kadet, që mbahet në Shkup.

    Nga 26 deri më 29 qershor 2025, në Shkup të Maqedonisë, do të mbahet Kampionati Evropian i Xhudos për Kadet

    Kosova do të përfaqësohet nga:

    Blerina Gashi (-44kg)

    Sidorela Dodaj (-52kg)

    Enise Zijade (-57kg)

    Riad Kasapi (-55kg)

    Milot Gashi (-60kg)

    Agron Hamza (-60kg)

    Reis Deliu (-66kg)

    Ky event do të mbledhë 423 garues, 218 meshkuj dhe 205 femra nga 41 shtete e 2 kontinente.

    Blerina, Riadi, Miloti dhe Agroni do të ndeshen të enjten. Kurse Sidorela, Enise dhe Reis do të ndeshen të premten.

    Garuesit kosovarë do të jenë nën udhëheqjen e trajnerëve Fatos Tabaku dhe Blenard Begu./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!