Skuadra gjermane, Bayern Munchen ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit francez, Lucas Hernandez.

Mbrojtësi i Atletico Madrid do të jetë bavarez nga 1 korriku i këtij viti dhe skuadrës gjermane i ka kushtuar 80 milionë euro.

Drejtori i Bayernit, Salihamidzic është shprehur i lumtur për këtë transferim.

Reklamë

“Jam shumë i lumtur që nënshkruam me njërin nga mbrojtësit më të mirë në botë. Hernandez mund të luaj si qendërmbrojtës apo edhe në të majtë, dhe kjo është përparësi e tij” ka deklaruar ai.

Edhe mbrojtësi është shprehur i lumtur për kalimin te bavarezët.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme në karrierën time të futbollit. Bayern është një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe jam krenar që do të jem pjesë e kësaj skuadre” ka thënë Hernandez.

Kujtojmë se Hernadez bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, pasi tashmë kalon shifrën që Liverpool kishte paguar për Van Dijk, për 75 milionë euro. /Reporteri.net/.

Reklamë