AC Milan ka arritur marrëveshje verbale me Torinon për transferimin e mesfushorit italian Samuele Ricci.
Sipas raportimeve më të fundit, marrëveshja është mbyllur për 23 milionë euro plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh.
Ricci tashmë është në pritje të testeve mjekësore, të cilat pritet t’i kryejë në fillim të javës së ardhshme, pasi klubet do të finalizojnë hapat zyrtarë në ditët në vijim.
Mesfushori 22-vjeçar do t’i bashkohet zyrtarisht kuqezinjve brenda pak ditësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.