Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përpjekjeve për zhbllokimin e procesit për konstituimin e Kuvendit.
Ai tha se sot është tentuar që të reflektohet mbi kthimin e procesit të votimit në mënyrë të hapur, por akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij se po e vështirësojnë situatën në vend.
Ai theksoi se ndonëse po ftohen në takime, procesi po mbahet i bllokuar nga qeveria.
“Me u angazhu me u kthy procesi i votimit i hapur, sot provuam me reflektu këtë. Vërtetë është situatë e vështirë, shihet se Kurti dhe kolegët e tij e kanë nda menen me vështirësu jetën e Kosovës. Pra ua ka dhënë mundësinë Gjykata me u kthy në votim të hapur, ata nuk e respektojnë këtë. Është një situatë e rëndë. Po na ftojnë por po e mbajnë të bllokuar procesin, ne propozuam që të kthehemi në kushtetutshmëri. Duhet me pa në të ardhmen si me vepru”, tha Haradinaj.
/Reporteri.net/