Ambasada e Mbretërisë së bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar sërish ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Në një reagim të publikuar në Facebook, Ambasada britanike ka deklaruar se ndryshimet e propozuara nuk i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës dhe mund të dëmtojnë marrëdhëniet e vendit me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë.
“Mbretëria e Bashkuar vëren qëllimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar përsëri për ligjin që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kemi frikë se amendamentet e propozuara nuk do të bëjnë asgjë për t’i shërbyer interesave thelbësore të Kosovës dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë. Kemi marrë plotësisht parasysh forcën e ndjenjave që rrethojnë vendimet e fundit. Ne besojmë se qëllimet e Kosovës mund të përmbushen më së miri duke siguruar që Kosova të vazhdojë të…”, thuhet në reagim.