×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Murati: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar pjesëmarrjen në votim

    Reporteri
    29 Qershor 2025 | 12:32

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar partitë tjera politike për siç tha ai bojkotin e vazhdueshëm të votimit në Kuvend, duke i akuzuar për shkelje të Kushtetutës.

    Ai tha se mbi 30 herë opozita ka refuzuar të përmbushë detyrimin kushtetues për të marrë pjesë në votimin e fshehtë.

    Deputeti i VV-së shtoi se mungesa e pjesëmarrjes në votim është ajo që përbën shkelje kushtetuese.

    “Kemi parë mbi 30 herë partitë opozitare teksa refuzojnë të kryejnë detyrimin e tyre kushtetues për votimin e fshehtë, dhe e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, deri tani ndoshta mund të kenë pasur arsye. Tashmë ne e kemi lexuar aktgjykimin i cili në asnjë pikë të vetme nuk e thotë një gjë të tillë”.

    “Votimi i fshehtë e thekson se deputetët mund të votojnë në votë të fshehtë dhe që është detyrim i secilit deputet prezent të marrë pjesë në votim. Ata që shkelën vetë Kushtetutën ishin deputetët e opozitës duke mos marrë pjesë në votim, shkelësit e Kushtetutës edhe në këtë seancë, tanimë të konfirmuar nga aktgjykimi. Kemi dëgjuar pretendojnë që përmes juristëve të japin interpretime mbi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Murati para gazetarëve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!