Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dalë me raport për seancën e sotme, ku edhe në tentativën e 38 dështoi konstituimi i tij, shkruan Reporteri.net.
Në seancën ku iu ndalë fjala tri deputeteve, Vlora Çitaku, Hykmete Bajramit dhe Time Kadrijajt, Kuvendi thotë se “Kryesuesi Dehari rikujtoi se në seancën konstituive nuk lejohet debati”.
E plotë:
Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari ka vijuar sot punimet seanca konstituive e Kuvendit.
Kryesuesi Dehari kërkoi nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë. Lidhur me këtë pati mospajtime nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, përkatësisht Vlora Çitaku, Hykmete Bajrami dhe Time Kadriaj.
Kryesuesi Dehari rikujtoi se në seancën konstituive nuk lejohet debati.
Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.
Me 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk pati kuorum për vendimmarrje. Kryesuesi i seancës paralajmëroi vazhdimin e saj të martën, më 1 korrik, në orën 11:00.
Sot dështoi edhe tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e nisur më vonë se që ishte paralajmëruar, përfundoi shumë shpejt dhe pa rezultat.
Pas dështimit të seancat, PDK e AAK adresuan akuzanë drejtim të Kurtit se po e shkel Kushtetutën me vetëdije, dhe se po vështirëson jetën e qytetarëve të vendit, shkruan Reporteri.net.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për shkelje të qëllimshme dhe të vetëdijshme të Kushtetutës.
Sipas tij, qytetarët dhe gazetarët janë dëshmitarë të këtij abuzimi institucional.
Ai tha se Kurti me veprimet e tij po injoron vendimet e Gjykatës dhe se për të dhe Vetëvendosjen, “as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere.”
“Gazetarë, ju, dhe qytetarët që na kanë përcjellur janë bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me qëllim dhe vetëdije nga ana e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionet që i udhëheq ai. Nuk është situata e njëjtë si para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai aktgjykim e ka bërë të qartë që nuk mund të ndryshohet rendi i ditës, aq më pak në mënyrë arbitrare, dhe insistimi i njëjtë sot, sikurse në seancat e kaluar,a i bie që për Albin Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere”, tha Krasniqi para gazetarëve.
Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se sot është tentuar që të reflektohet mbi kthimin e procesit të votimit në mënyrë të hapur, por akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij se po e vështirësojnë situatën në vend.
Ai theksoi se ndonëse po ftohen në takime, procesi po mbahet i bllokuar nga qeveria.
“Me u angazhu me u kthy procesi i votimit i hapur, sot provuam me reflektu këtë. Vërtetë është situatë e vështirë, shihet se Kurti dhe kolegët e tij e kanë nda menen me vështirësu jetën e Kosovës. Pra ua ka dhënë mundësinë Gjykata me u kthy në votim të hapur, ata nuk e respektojnë këtë. Është një situatë e rëndë. Po na ftojnë por po e mbajnë të bllokuar procesin, ne propozuam që të kthehemi në kushtetutshmëri. Duhet me pa në të ardhmen si me vepru”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga seanca e parë. /Reporteri.net/.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, pas dështimit të seancës akuzoi partitë e tjera duke thënë se janë të vetmit që po shkelin Kushtetutën duke mos votuar për komisionin për votim të fshehtë.
Bogujevci, theksoi se është edhe mosrespektim dhe shkelje e rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe deklarimi përveç propozimit të emrit të krye kuvendares.
“Të vetmit që janë duke shkelur kushtetutën për momentin janë pjesa e opozitës, për shkak që është tepër e çartë, aktvendimi i gjykatës kushtetuese e dëshmon të njëjtën, ku si deputet je i obliguar të votosh… Përveç asaj është mosrespektim dhe shkelje e rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe deklarimi përveç propozimit të emrit”, tha Bogujevci.
Ajo tha se edhe po të propozohej nga LVV-ja si kryetare e Kuvendit, prapë partitë e tjera nuk do ta votonin edhe pse e kanë propozuar si emër, pasi që ka pasur komente negative për të sa ka qenë nënkryetare e legjislaturës së tetë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Gashi, ka theksuar se zgjedhja e Kryeparlamentarit duhet të bëhet me votim të hapur, siç e ka konfirmuar edhe Gjykata Kushtetuese.
Ai ka sqaruar se kjo procedurë është në përputhje me rregulloren dhe praktikën e deritanishme parlamentare.
Gashi tha se çdo ndryshim në mënyrën e votimit mund të ndodhë vetëm përmes një mocioni të posaçëm, të miratuar nga dy të tretat e deputetëve të pranishëm që marrin pjesë në votim.
/Reporteri.net/
Gjatë seancës së sotme konstituive, deputeteve Vlora Çitakut, Hykmete Bajramit dhe Time Kadrijaj iu ndërpre fjala në foltoren e Kuvendit, nga kryesuesi Avni Dehari.
Lidhur me këtë zhvillim, ka reaguar deputetja e PDK-së, Blera Deliu-Kodra.
Ajo thotë se në vend të fjalëve, u dëgjuan urdhra.
“Vlora Çitakut, Hikmete Bajramit dhe Time Kadrijajt, ju mohua e drejta të flasin në foltoren e Kuvendit. Në vend të fjalës, dëgjuam urdhra: “Vetëm propozim! Për debat nuk ka. Përndryshe… sigurimi.””, thuhet në postimin e Deliut.
Deputetja shtoi se një gjë e tillë nuk është demokraci, e as frymë e Kushtetutës, duke shtuar se në vend të bashkëpunimit po shihet bllokim, arrogancë dhe përpjekje për ta kthyer votën ne farsë.
“Kjo nuk është demokraci. Kjo nuk është as fryma e Kushtetutës, as respekt ndaj qytetarëve që kanë votuar për përfaqësim të barabartë. Gjykata Kushtetuese ka folur qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Por në vend të bashkëpunimit, po shohim bllokim, arrogancë dhe përpjekje për ta kthyer votën ne farsë”, ka shkruar ajo.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar partitë tjera politike për siç tha ai bojkotin e vazhdueshëm të votimit në Kuvend, duke i akuzuar për shkelje të Kushtetutës.
Ai tha se mbi 30 herë opozita ka refuzuar të përmbushë detyrimin kushtetues për të marrë pjesë në votimin e fshehtë.
Deputeti i VV-së shtoi se mungesa e pjesëmarrjes në votim është ajo që përbën shkelje kushtetuese.
“Kemi parë mbi 30 herë partitë opozitare teksa refuzojnë të kryejnë detyrimin e tyre kushtetues për votimin e fshehtë, dhe e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, deri tani ndoshta mund të kenë pasur arsye. Tashmë ne e kemi lexuar aktgjykimin i cili në asnjë pikë të vetme nuk e thotë një gjë të tillë”.
“Votimi i fshehtë e thekson se deputetët mund të votojnë në votë të fshehtë dhe që është detyrim i secilit deputet prezent të marrë pjesë në votim. Ata që shkelën vetë Kushtetutën ishin deputetët e opozitës duke mos marrë pjesë në votim, shkelësit e Kushtetutës edhe në këtë seancë, tanimë të konfirmuar nga aktgjykimi. Kemi dëgjuar pretendojnë që përmes juristëve të japin interpretime mbi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Murati para gazetarëve.
/Reporteri.net/
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu tha se sot “u cenua rendi kushtetues i Kosovës, nga partia më e madhe, me instruksione nga deuteti Albin Kurti dhe me udhëheqje nga Dehari”.
Ajo tha se pavarësisht se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese “u sqarua aspekti juridik i funksionimit të Kuvendit”, deputetët e LVV-së nuk po e respektojnë atë.
Lushaku Sadriu kërkoi reflektim nga LVV-ja që “të procedojë me rendin e konstitiimit të Kuvendit, të aprovuar në Kryesinë e Kuvendit”.
“Janë duke treguar që mënyrën e funksionimit e kanë të një analfabetizmi politik. Nuk i dinë parimet bazike të demokracisë”, tha ajo.
“Regjia ju lutem ta ndërpres fjalën”, Avni Dehari kërkon t’i ndalet mikrofoni Çitakut dhe Bajramit
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i cilësuar ato si shkelje të hapura të rendit kushtetues dhe parimeve demokratike.
Sipas Miftarajt, Lëvizja Vetëvendosje, përmes veprimeve të fundit në Kuvend, konkretisht përmes Avni Deharit – ka anashkaluar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, duke minuar funksionimin kushtetues të institucioneve.
”Lëvizja Vetëvendosje është e specializuar në anarki.
Albin Kurti dhe LVV nuk munden dhe nuk kuptojnë të funksionojnë në bazë të rregullave demokratike.
Sot LVV, përmes Avni Deharit, shkeli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rendin kushtetues dhe demokracinë në Kosovë.
LVV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës. Kosova – shtet i kapur nga egoja e sëmurë dhe interesat e Albin Kurtit dhe klientelës së tij.
39 dështime të Albulena Haxhiut dhe LVV-së janë vetëm numra për të mbrojtur interesat personale dhe partiake”.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për shkelje të qëllimshme dhe të vetëdijshme të Kushtetutës.
Sipas tij, qytetarët dhe gazetarët janë dëshmitarë të këtij abuzimi institucional.
Ai tha se Kurti me veprimet e tij po injoron vendimet e Gjykatës dhe se për të dhe Vetëvendosjen, “as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere.”
“Gazetarë, ju, dhe qytetarët që na kanë përcjellur janë bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me qëllim dhe vetëdije nga ana e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionet që i udhëheq ai. Nuk është situata e njëjtë si para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai aktgjykim e ka bërë të qartë që nuk mund të ndryshohet rendi i ditës, aq më pak në mënyrë arbitrare, dhe insistimi i njëjtë sot, sikurse në seancat e kaluar,a i bie që për Albin Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere”, tha Krasniqi para gazetarëve.
/Reporteri.net/
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përpjekjeve për zhbllokimin e procesit për konstituimin e Kuvendit.
Ai tha se sot është tentuar që të reflektohet mbi kthimin e procesit të votimit në mënyrë të hapur, por akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij se po e vështirësojnë situatën në vend.
Ai theksoi se ndonëse po ftohen në takime, procesi po mbahet i bllokuar nga qeveria.
“Me u angazhu me u kthy procesi i votimit i hapur, sot provuam me reflektu këtë. Vërtetë është situatë e vështirë, shihet se Kurti dhe kolegët e tij e kanë nda menen me vështirësu jetën e Kosovës. Pra ua ka dhënë mundësinë Gjykata me u kthy në votim të hapur, ata nuk e respektojnë këtë. Është një situatë e rëndë. Po na ftojnë por po e mbajnë të bllokuar procesin, ne propozuam që të kthehemi në kushtetutshmëri. Duhet me pa në të ardhmen si me vepru”, tha Haradinaj.
/Reporteri.net/
Ka dështuar edhe tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca e nisur më vonë se që ishte paralajmëruar, përfundoi shumë shpejt dhe pa rezultat ndryshe nga herët e kaluara.
Në seancë ishin të pranishëm 95 deputet.
53 ku vetëm prej tyre votuan për Komisionin e fshehtë.
Kundër s’kishte dhe abstenim jo.
PDK, LDK dhe AAK takimin e djeshëm e quajtën takimin farsë dhe akuzuan Kurtin për mungesë vullneti për kompromis.
Kurti deklaroi se VV-ja kishte ofruar dy opsione kompromisi: votimin e fshehtë për kryeparlamentarin dhe një marrëveshje në pako për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Sipas tij, këto u refuzuan nga opozita, të cilën e akuzoi për keqinterpretim të aktgjykimit të Kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga seanca e parë.
/Reporteri.net/
Ka nisur me vonesë seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës.
Kur kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK një emër për anëtarë të Komisionit të Votimit të Fshehtë, me të dalë Vlora Çitaku, nuk zgjati shumë dhe ia ndali fjalën.
Derisa deputetja e PDK-së në foltoren e Kuvendit p othoshte se Kryesuesi po abuzon me pozitën e tij, Dehari kërkoi nga regjia që asaj t’i ndalej fjala.
Njëjtë ndodhi edhe me LDK-në.
“Kthehu në rendin e ditës….”, ishin fjalët e Bajramit.
Deputetes Hykmete Bajrami, me urdhër të Avni Deharit, iu ndal fjala nga regjia.
/Reporteri.net/
Ndonëse ishte parlajmëruar në ora 11:00, seanca konstituive ende s’ka nisur, shkruan Reporteri.net.
Asnjë nga deputetët e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje – Guxo dhe Alternativa s’anë të pranishëm në sallën e Kuvendit.
Krahas tyre, mungesa duken edhe nga partitë e tjera.
/Reporteri.net/
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas takimit të thirrur nga kryeministri Albin Kurti me liderët politikë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të imponuar vullnetin e tij pa debat dhe pa kushte.
Çitaku tha se Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis, dhe asnjë reflektim apo zgjidhje për situatën aktuale politike.
Sipas saj, i vetmi mesazh i kryeministrit ishte kërkesa që të tjerët t’i nënshtrohen vullnetit të tij, gjë që ajo e cilësoi si mungesë të demokracisë.
/Reporteri.net/
Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku ka thënë se “takimi i djeshëm e ka shpërfaqur edhe një herë nevojën për komunikim më të zgjedhur politik, poashtu e ka shfaqur edhe një hipokrizi”, shkruan Reporteri.net.
“Të besojmë se ka me prodhu diçka tjetër, se ka qenë veç takimi i parë”, tha ajo.
Sipas saj përgjegjësia është në dorën e VV-së, dhe duhet ulur dhe të bisedohet me partitë tjera politike.
“Edhe një herë shfaqet nevoja për marrëveshje politike.Mendoj që ndoshta në një moment me u shpërfaq që Presidentja me vepru, por mendoj që është në dorën e subjekteve të mëdha politike”.
“Kur s’ki numra duhet m’u ulë me bisedu me subjektetet politike”, tha ajo.
/Reporteri.net/
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se po duket që edhe sot deputetët do të vazhdojnë po njësoj si radhët e kaluara, shkruan Reporteri.net.
Para seancës konstituive, Berisha tha se
“Se ka njetin e mirë kërkush këtu. Hala qet kushte e kallëzon kryeneçësi Albin Kurti. AAK-ja ka dhënë të gjitha format si me dalë nga kjo bllokadë”, tha Berisha.
/Reporteri.net/
Në Kuvendin e Kosovës ka arritur edhe kandidatja e VV-së për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, emri i së cilës nuk është votuar nga partitë e tjera të cilat vazhdimisht kanë kërkuar që të ndryshohet, shkruan Reporteri.net.
Para fillimit të seancës konstituive, Haxhiu nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse do të jetë kjo tentativa e saj e fundit për Kryeparlamentare.
Edhe në takimin e djeshëm të Kurtit me partitë e tjera, nuk u prodhua asnjë rezultat.
/Reporteri.net/
Deputetët do të mblidhen të dielën në përpjekjen e 38 për konstituimin e Kuvendit.
Ani pse seanca e së premtes ishte ndërprerë pas një konsulte që patën lidhur me aktgjykimin e Kushtetueses, që e njëjta të mbahet sot pas takimit të së shtunës të Kurtit me liderët e partive tjera politike.
Edhe ky takim përfundoi pa rezultat.
PDK, LDK dhe AAK e quajtën takimin farsë dhe akuzuan Kurtin për mungesë vullneti për kompromis.
Kurti deklaroi se VV-ja kishte ofruar dy opsione kompromisi: votimin e fshehtë për kryeparlamentarin dhe një marrëveshje në pako për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Sipas tij, këto u refuzuan nga opozita, të cilën e akuzoi për keqinterpretim të aktgjykimit të Kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga seanca e parë.
/Reporteri.net/