×
  • Sport
  • Sport

    Krizë lëndimesh tek Juventusi, ylli i skuadrës nuk stërvitet para sfidës ndaj Real Madridit

    Reporteri
    30 Qershor 2025 | 21:29

    Juventus po përballet me një krizë të vërtetë në repartin e mbrojtjes përpara sfidës ndaj Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, pasi Federico Gatti nuk mori pjesë në stërvitjen e sotme.

    Sipas Sport Mediaset, Gatti nuk ishte fare i pranishëm në seancën stërvitore, pasi po përballet me simptoma gripale.

    Mbrojtësi ka temperaturë të lartë dhe, për shkak të shirave të dendur në stërvitje, stafi mjekësor vendosi që ai të mos rrezikojë më tej gjendjen shëndetësore.

    Kjo do të thotë se Gatti ka shumë pak gjasa të jetë i gatshëm për të nisur nga minuta e parë në ndeshjen që luhet nesër (e martë) me fillim nga ora 21:00.

    Kjo është një tjetër goditje për trajnerin Igor Tudor, i cili tashmë ka humbur edhe Nicolo Savona për të paktën një muaj për shkak të një ndrydhjeje të rëndë në kyçin e këmbës, që përfshiu edhe dëmtim të ligamenteve.

    Në këto kushte, është shumë e mundur që Daniele Rugani të luajë nga minuta e parë, një debutim për të në Kupën e Botës për Klube, pasi është rikthyer së fundmi nga huazimi te Ajax pikërisht për këtë turne.

    Në repartin ofensiv, pritet që Francisco Conceicao të luajë së bashku me Kenan Yildiz dhe Randal Kolo Muani.

    Ndërkohë, Timothy Weah dhe Samuel Mbangula mbetën jashtë skuadrës në ndeshjen e fundit pasi refuzuan transferimin te Nottingham Forest, dhe kjo situatë pritet të vazhdojë edhe më tej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!