Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku para vazhdimit të seancës konstituive ka thënë se VV-ja qysh nga fillimi ka treguar joseriozitet, shkruan Reporteri.net.
Për mungesën e Kurtit sot, ai tha se fillimisht do duhej bërë punët e shtëpisë, e pastaj për to të fliste në forume tjera.
“Besoj që prej fillimit, kanë treguar jo seriozitet dhe jo zbatim të qëllimshëm të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit. Mungesa e tij si deputet në Kuvend, por edhe si kryetar i kësaj partie tregon që do të bëjë gjithçka që të mbaj pushtetin. Nuk është i interesuar për konstituimin e Kuvendit, e as për hallet e qytetarëve”, tha Lushtaku para gazetarëve.
“Së pari janë prioritet punët e shtëpisë, e pastaj të ketë diskutim për punët e shtëpisë në një forum tjetër”, ka thënë tutje Lushtaku.
“Si PDK e kemi dhënë mundësinë, edhe pse kemi dashur me dalë përtej vetvetes, por shihet qartë që ngërçi politik lështë tek VV-ja, kryesisht te Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti”, tha ai.
/Reporteir.net/
Presidentja Vjosa Osmani do t’i mbledhë sërish liderët e partive, në kërkim të një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar tash e mbi tre muaj. Këtë herë, Osmani do t’i takoj krerët e partive secilin veç e veç. Sipas burimeve të Gazetës Online Reporteri.net, takimet do të mbahen nga ora 10:00 deri në orën 16:00.
Presidentja Vjosa Osmani do të nisë një seri tjetër takimesh me liderët e partive lidhur me krijimin e institucioneve, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar. Ftesa e Osmanit për takime vjen pas dështimit të 40’të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Takimet do të mbahen të mërkurën dhe të enjten. Nesër Osmani do t’i pres liderët e partive më të mëdha në vend, teksa pasnesër ata të partive minoritare.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Osmani do të fillojë nesër takimet qysh në orën 10:00 të mëngjesit. Të parin do ta pres kreun e Vetëvendosjes, njëherit kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Pastaj do të takohet me kreun e PDK’së, Memli Krasniqin, atë të LDK’së, Lumir Abdixhikun dhe në fund kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn. Këto takime do të zgjasin deri në orën 16:00.
Krasniqi, ishte i pari që konfirmoi se ka pranuar ftesë për takim nga Osmani.
Ai e cilësoi si pozitiv angazhimin e Osmanit, por është shprehur skeptik për sa i përket rezultatit të takimit.
“Qëndrimi jonë është ai që kemi pasur gjithmonë. Ka dy tre muaj që mundohemi me gjetë zgjidhje me ofru kompromise, për të dal nga kjo situatë. Nesër prapë do të jem tek presidentja. Këtë e shoh pozitive në kuptimin e angazhimit, por s’di çka të them për mundësinë e rezultatit. Sepse bllokada është prodhim i kryeneçësisë politike të VV-së“, ka thënë Krasniqi.
Më vonë edhe Kurti, gjatë vënies së gurthemelit për dy urat e reja mbi Ibër, e konfirmoi që do të shkojë në takim.
“Kam marrë pjesë më herët e do të marrë pjesë edhe tash”, tha Kurti.
Pjesëmarrjen në takim për gazetën online Reporteri.net e konfirmuan edhe nga LDK-ja e AAK-ja.
Partitë politike nuk po arrijnë të pajtohen për ta konstituuar Kuvendin as pas aktgjykimit të Kushtetueses që obligon që kjo të bëhet brenda 30 ditësh. Kushtetuesja ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.
Partitë politike kanë dalë me interpretime të ndryshme rreth këtij vendimi. Rezultat nuk prodhoi as një takim që kreu i VV-së, Albin Kurti pati të shtunën me krerët e partive të tjera.
Ndonëse pati propozime, ky takim përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete. Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, dolën nga takimi me kritika ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes, duke e quajtur këtë takim një farsë dhe pa asnjë vullnet real për kompromis.
Në anën tjetër Kurti deklaroi se VV-ja si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit kishte ofruar dy opsione kompromisi, por ato ishin refuzuar nga ish-opozita. Ai theksoi se partia e tij ka përgjegjësi për formimin e qeverisë, por formimi i Kuvendit është përgjegjësi e përbashkët, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Propozimet e kompromisit”, siç i ka quajtur Kurti, kanë të bëjnë me votimin e fshehtë dhe votimin në pako të kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.
Kurti akuzoi PDK-në dhe LDK-në për keqlexim të aktgjykimit të Kushtetueses.
Kosova po hyn në muajit e pestë të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe në muajin e tretë që kur është mbajtur seanca e parë për konstituimin e Kuvendit. Që nga 15 prilli, seanca konstituive ka dështuar në 40 vazhdime të saj. /Reporteri.net/
Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar pas dështimit të radhës së seancës konstituive, duke thënë se Avni Dehari, kryesues i kësaj seancës, sot e ka mbyllur seancës në mënyrë arbitrare. Ai ka deklaruar edhe se veprimi i Deharit është cenim i të drejtës kushtetuese të deputetëve për të votuar, e jo vetëm shkelje e aktgjykimit Kushtgetueses.
Cakolli në reagimin e tij ka deklaruar po ashtu se refuzimi për të kaluar në votim të fshehtë s’mund të interpretohet njëanshëm si dështim i seancës.
“Sot, për të dytën herë pas aktgjykimit, kryesuesi Avni Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare. Kjo është jo vetëm shkelje e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe cenim i të drejtës kushtetuese të deputetëve për të votuar. Refuzimi për të kaluar në votim të fshehtë – ndonëse mocionet procedurale nuk lejohen fare – nuk mund të interpretohet njëanshëm si dështim i seancës. Përkundrazi, në mungesë të ndryshimit të procedurës, seanca duhet të vazhdojë me votim të hapur, siç është standardi”, ka thënë ai.
Më tej, Cakolli ka vlerësuar edhe se, Dehari me qasjen e tij ‘’bllokuese’’ po refuzon ta drejtojë seancën, gjë për të cilin, ai ka thënë se Dehari duhet të zëvendësohet.
“Me një qasje të tillë bllokuese, tashmë Kryesuesi, efektivisht po refuzon ta drejtojë seancën. E një situatë e tillë është e sanksionuar qartë me nenin 9 (2) të Rregullores së Kuvendit, që përcakton se kur kryesuesi refuzon ta drejtojë seancën, ai duhet të zëvendësohet nga deputetë të tjerë, sipas kriterit të moshës”, ka përfunduar ai.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se bllokada aktuale mund të zgjidhet nëse Kurti e respekton një pikë të vetme të aktgjykimit.
“Lexojeni pikën 130 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese,” shkruan Haradinaj, duke cituar se:
“Gjykata nënvizon që e drejta për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit është e ndërlidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Si e tillë, kjo e drejtë për propozimin e kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit përbën njëkohësisht edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare, për të gjetur konsensusin dhe kompromisin e nevojshëm, dhe kjo e drejtë në asnjë mënyrë nuk mund të rezultojë në bllokimin e konstituimit të Kuvendit”.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se ka pranuar një ftesë nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për një takim, për të mërkurën.
Ftesa e presidentes për partitë politike ndërlidhet me ngërçin në Kuvend.
Krasniqi e ka vlerësuar si pozitive angazhimin e Osmanit, por është shprehur skeptik për sa i përket rezultatit të takimit.
“Qëndrimi jonë është ai që kemi pasur gjithmonë. Ka dy tre muaj që mundohemi me gjetë zgjidhje me ofru kompromise, për të dal nga kjo situatë. Nesër prapë do të jem tek presidentja. Këtë e shoh pozitive në kuptimin e angazhimit, por s’di çka të them për mundësinë e rezultatit. Sepse bllokada është prodhim i kryeneqësisë politike të VV-së“, ka thënë Krasniqi.
Një ftesë për takim, por për të enjten e konfirmoi sot se e ka marrë edhe deputetja boshnjake, Duda Balje.
Ky është takimi i dytë që Osmani pritet ta zhvillojë me partitë politike për ngërçin në Kuvend. /Reporteri.net/
Katërdhjetë dështime për konstituim i shënoi sot Kuvendi i Kosovës.
Nga PDK pas dështimit të seancës i kanë bërë thirrje kryeministrit Kurti që të reflektojë. Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se deputetët nuk janë të zgjedhur për të defiluar në Kuvend çdo 48 orë, por kanë për obligim të ndërtojnë institucionet.
“Fatkeqësisht edhe sot me vetëdije të plotë, VV-ja po e shkelin Kushtetutën. Ju bëjmë thirrje të reflektojnë. Të kthehemi në sallë pasnesër, t’i kthemi rendit të ditës dhe të konstituojmë Kuvendin. Puna jonë nuk është të vijmë këtu dhe të defilojmë çdo 48 orë, puna jonë është të ndërtojmë institucionet, qeverinë, të merremi me hallet e qytetarëve . Është e turpshme të vijmë këtu, të rrimë nga dy minuta e të largohemi, sikur mos të ndodhë asgjë”, tha Çitaku. /Reporteri.net/
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza pas dështimit të dyzet të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës e hodhi fajin tek partitë e tjera,
Ajo tha se partitë e tjera po e mbajnë Kuvendin të bllokuar dhe nuk poe e respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses.
“Edhe sot në këtë vazhdim të seancës konstituive deputetët nga grupi ynë parlamentar dhe deputetët e tjerë nga komuni9tetet joshumicë ishin present dhe e votuan komisionin për votim të fshehtë si një nga mënyra për zgjedhje e kryetarit. Edhe në këtë seancë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e kemi sjelljen e deputetëve të opozitës të cilët veprojnë në kundërshtim më aktgjykimin duke mos marrë pjesë në votim.”, tha Fejza.
Ajo tha se partitë e tjera po e bllokojnë Kuvendin.
Fejza tha se veprimet e VV nuk kanë ndikuar në zhbllokimin e Kuvendit sepse partitë e tjera
“Bëjë thirrje që të marrin pjesë në votim dhe të vazhdojmë tutje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.”, tha ajo.
Pas dështimit të seancës konstituive, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pyetur edhe për ftesën e Presidentes Vjosa Osmani për takim me partitë politike, shkruan Reporteri.net.
Abdixhiku tha se një ftesë të tillë ende se ka pranuar.
Sipas tij, Osmani do të ishte mirë t’i mblidhte partitë politike dhe të kishte qëndrim mbi situatën.
“Ende s’kam marrë ftesë, shkoj kurdo që marrim ftesë. Bën mirë që na mbledh presidentja dhe bën mirë të ketë qëndrim mbi këtë çështje”, ka thënë Abdixhiku.
/Reporteri.net
Ka dështuar edhe tentativa e 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca si zakonisht përfundoi shumë shpejt dhe pa rezultat. Edhe kësaj radhe Komisioni për Votimin e fshehtë nuk kaloi.
Seanca u përcoll me polemika mes kryesuesit të seancës, Avni Deharit, dhe përfaqësues të partive opozitare që në foltore nuk propozuan emra për komision, por i kërkonin Deharit “të ndalë shkeljen kushtetuese”.
Një “përplasje” me sa duket ndodhi edhe mes kryesuesit të seancës Avni Dehari dhe bashkëkryesueses Sala Jashari. Kjo ndodhi në momentin kur Dehari kërkoi që ti ndalet fjala deputetes së PDK-së, Blerta Deliu. /Reporteri.net/
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari edhe në këtë seancë urdhëroi që t’i ndalej fjala deputetëve të partive politike, PDK-së, LDK-së dhe AAK-Nisma, shkruan Reporteri.net.
Kur u kërkua që të propozohej anëtari për Komisionin e Votimit të fshehtë, nga PDK, ishte Blerta Deliu-Kodra ajo e cila në foltoren e Kuvendit kërkoi që të respektohej rendi i ditës nga Kryesuesi.
“Respektoje Kushtetutën, ktheju rendit të ditës”, ishin fjalët e Deliu-Kodrës, e që i menjëhershëm qe reagimi i Deharit, i cili kërkoi nga regjia t’i ndalej fjala.
Njësoj ndodhi edhe me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj si dhe atë të AAK-së, Time Kadrijajn.
Edhe kjo seancë dështoi, me vetëm 51 vota për nga 100 deputetët të pranishëm në Kuvend.
/Reporteri.net/
Ka dështuar edhe tentativa e 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca si zakonisht përfundoi shumë shpejt dhe pa rezultat. Edhe kësaj radhe Komisioni për Votimin e fshehtë nuk kaloi.
Në seancë ishin të pranishëm 100 deputetë dhe vetëm 51 prej tyre votuan për. Kundër s’kishte dhe abstenim jo.
Seanca është shtyrë për të enjten. /Reporteri.net/
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Dudja Balje tha se ka marrë ftesë për të enjten për një takim me presidenten Vjosa Osmani me partitë politike.
Ajo tha se ka marrë ftesë nga Presidenca nëpërmjet e-mailit.
“Tash sa mora ftesë nga Presidenca për një takim me presidenten për pasnesër në ora 11:30-.”, tha Balje.
Nuk dihet ende nëse partitë e tjera kanë marrë një ftesë të tillë.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është prononcuar për media para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Ai ka thënë se është fatkeqësi me atë që po ndodh në Kuvend.
Po ashtu ai ka deklaruar edhe se Lëvizja Vetëvendosje ‘’nuk e njeh Kushtetutën’’, por vetëm pushtetin
‘‘Kjo është fatkeqësi me këtë që po ndodh në Kuvendin e Kosovës. VV-ja nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës, nuk i njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, vetëm egon, dhe ta quaj dashurinë e madhe për pushtetin.’’, ka thënë ai.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se edhe në seancën e sotme të Kuvendit, VV-ja pritet të vazhdojë me avazin e njëjtë përkundër aktgjykimit të Kushtetueses që obligon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.
Bajrami ka thënë edhe seanca e sotme pritet të jetë “dështim”.
Deputetja e LDK-së ka thënë se këtë situatë e përshkruan më së miri përkufizimi i Albert Ajnshtajnit për çmendurinë.
“Nga data 1 maj deri më sot, plot 31 herë ka dështuar formimi/votimi i Komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit. Për habinë e disave, por jo timen, LVV vazhdon me të njëjtin avaz edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sot pritet të jetë dështimi i 32-të.
P.S.
Këtë situatë e përshkruan më së miri përkufizimi i Albert Ajnshtajnit për çmendurinë”, ka shkruar Bajrami. /Reporteri.net/
Deputetët do të mblidhen sot në një përpjekje të re, të 39-ën me radhë për ta konstituuar Kuvendin.
Partitë parlamentare nuk po arrrijnë të pajtohen për ta konstituuar Kuvendin as pas aktgjykimit të Kushtetueses që obligon që kjo të bëhet brenda 30 ditësh.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.
Partitë politike kanë dalë me interpretime të ndryshme rreth këtij vendimi.
Rezultat nuk prodhoi as një takim që kreu i VV-së, Albin Kurti pati të shtunën me krerët e partive të tjera parlamentare.
Ndonëse pati propozime, ky takim përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete. Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, dolën nga takimi me kritika ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes, duke e quajtur këtë takim një farsë dhe pa asnjë vullnet real për kompromis, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në anën tjetër Kurti deklaroi se VV-ja si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit kishte ofruar dy opsione kompromisi, por ato ishin refuzuar nga ish-opozita. Ai theksoi se partia e tij ka përgjegjësi për formimin e qeverisë, por formimi i Kuvendit është përgjegjësi e përbashkët, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Propozimet e kompromisit”, siç i ka quajtur Kurti, kanë të bëjnë me votimin e fshehtë dhe votimin në pako të kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.
Kurti akuzoi PDK-në dhe LDK-në për keqlexim të aktgjykimit të Kushtetueses./Reporteri.net/