Aktori turk, Tarik Unluoglu ka vdekur në moshën 61 vjeçare, pasi humbi luftën me kancerin e mushkërive.


Ai është përcjell për në varreza me një ceremoni ashtu siç e ka merituar, por, humbjen e tij më së shumti e ka përjetuar bashkëshortja, aktorja turke Gulenay Kalan.

Gulenay i ka qëndruar pranë bashkëshortit deri në momentet e tij të fundit.

Reklamë

Në rrjetet sociale turke po qarkullojnë fotografi nga ceremonia mortore.

Duke u hedhur mbi kufomën e tij dhe me lot në sy, Gulenay e përcolli bashkëshortin e saj për herë të fundit.

https://www.instagram.com/p/B3J4LY7BdLg/?utm_source=ig_embed