×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Krasniqi deklarohet pas takimit me Osmanin: Aktgjykimi i Kushtetueses e ka bërë të qartë rolin e secilit

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 14:58

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përfunduar takimin me Presidenten Vjosa Osmani, lidhur me ngërçin e krijuar.

    Krasniqi ka thënë se edhe në këtë takim ka rikonfirmuar qëndrimin dhe gatishmërinë e PDK’së për gjetjen e një zgjidhje të kësaj krize. Sipas Krasniqit, Aktgjykimi i Kushtetueses e ka bërë të qartë rolin e secilit, shkruan Reporteri.net.

    “Edhe në këtë takim e rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë e PDK’së për të ruajtur rolin tonë, gjetjen e një zgjidhje të krizës politike sidomos tani që kemi qartësi nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i cili ka bërë të qartë rolet e secilit, në radhë të parë të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, të cilin e ka detyryar përvec tjerash edhe për gjetjen e konsensusit dhe kompromisit”, tha Krasniqi.

    Ai tha se mbetet në takimet e tjera të shihet nëse ka ndryshim të qëndrimit nga VV dhe Kurti.

    “Shpresoj që është këto konsulta të jenë në funksion të gjetjes së rrugëdaljes, por mbetet që në takimet e tjera të cilat i ka planifikuar Presidentja që ta qartësojnë a ka apo s’ka ndryshim të kryeneçësisë politike të VV’së apo kryeministrit Albin Kurti. Për PDK’në është e qartë, këto qëndrime ia shpresa edhe Presidentes që Aktgjykimi e ka bërë të palejueshëm ndryshimin e mënyrës së votimit në mes të procesit sepse e ka bërë të palejueshëm ndryshimin e rendit të ditës”, ka thënë Krasniqi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!