×
  • Lajme
  • Lajme / Në kërkim të zgjidhjes
    INSTANT

    Presidentja Osmani vazhdon takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 7:15

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila dje ka nisur një seri të re takimesh me partitë politike, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje për të dalë nga ngërçi në Kuvendit, pritet që t’i vazhdojë edhe sot këto takime. 

    Bashkëkryetari i Guxo, Faton Peci ka konfirmuar dje se ka marrë ftesë për takim me presidenten Osmani, me fillim nga ora 09:00.

    Ishte edhe deputetja boshnjake Duda Balje, ajo që konfirmoi se ka marrë ftesë për takim ditën e enjtë.

    Osmani i priti të mërkurën kreun e VV-së, Albnin Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.

    Në takim, Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, apo brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit./Reporteri.net/

    Pas Faton Pecit, Nenad Rashiq nis takimin me presidenten Osmani

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 10:13

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur sot në takim edhe kryetarin e partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq.

    Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës.

    Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, pas takimit  tha se ka paqartësi se si do të veprohet tutje në rast se kalohet afati 30 ditor për konstituim i caktuar nga Gjykata Kushtetuese. Për këtë tha se ekziston mundësia që Presidentja Osmani t’i drejtohet sërish Kushtetueses, shkruan Reporteri.net.

    “E vërteta është që tash jemi ba të gjithë ekspert të interpretimit të Aktgjykimit. Çështja është që ka paqartësi se cili do të jetë veprimi dhe nuk është lehtë i parashikueshëm se cilat do të jenë konsekuencat, Në një rrethanë të tillë ekziston mundësia që edhe Presidentja t’i drejtohet Kushtetueses për të qartësu tutje se çka ka dashtë kur e ka vendos afatin 30 ditor”, ka deklaruar Peci. /Reporteri.net/

    Peci pas takimit me Presidenten: Ka paqartësi se si do të veprohet tutje nëse kalohet afati 30 ditor i caktuar nga Kushtetuesja

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 10:10

    Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, është deklaruar para gazetarëve pas takimit që zhvilloi sot me Presidenten Vjosa Osmani, lidhur me ngërçin për krijimin e institucioneve.

    Peci tha se ka paqartësi se si do të veprohet tutje në rast se kalohet afati 30 ditor për konstituim i caktuar nga Gjykata Kushtetuese. Për këtë tha se ekziston mundësia që Presidentja Osmani t’i drejtohet sërish Kushtetueses, shkruan Reporteri.net.

    “E vërteta është që tash jemi ba të gjithë ekspert të interpretimit të Aktgjykimit. Çështja është që ka paqartësi se cili do të jetë veprimi dhe nuk është lehtë i parashikueshëm se cilat do të jenë konsekuencat, Në një rrethanë të tillë ekziston mundësia që edhe Presidentja t’i drejtohet Kushtetueses për të qartësu tutje se çka ka dashtë kur e ka vendos afatin 30 ditor”, ka deklaruar Peci.

    Peci u është drejtuar me një apel partive tjera.

    “Ne po dojmë me besu që në ditët në vijim, para datës 26 korrik, partitë tjera opozitare, do të kenë mundësinë e reflektimit dhe gjetjes së një konsensusi. Vullneti iqytetarëve ka qenë shumë i qartë. Po shfrytëzoj rastin edhe njëhereë pas takimit me Presidenten me ba apel të gjithë partive politike që ti thirrin arsyes dhe mendjes së shëndoshë edhe të mundësojnë zgjedhjen dhe konstituimin e Kuvendit, për shkak se vetëm kjo është mundësia qysh mund ta kemi një qeveri për 15 ditë”, tha ai.

    Ndryshe, sot do të bëhet përpjekja e 41’të për konstitutim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!