×
  • Sport
  • Sport

    Vdes i pamposhturi dhe ish-kampioni i botës në boks, Michael Lowe

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 9:58

    Michael Lowe, ish-boksier i pamposhtur dhe njëherësh kampion bote, ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

    Lowe, emri i vërtetë i së cilit ishte Mihai Leu, ishte kampion i botës nga Rumania, i cili më vonë e provoi një karrierë edhe si ngasës në Rally.

    Mediumi gjerman “Bild” raporton se Leu vdiq në Rumani pas një lufte me kancerin.

    Ai ishte i pamposhtur në 28 meçe në boksin profesionist mes periudhës 1991 e 1997, ndërsa i kishte regjistruar 10 fitore me nokaut.

    Dhe, aftësitë e Leu e ndihmuan atë që ta sigurojë statusin e kampionit botëror.

    Në shkurt të vitit 1997, ai e mposhti kundërshtarin Santiago Samaniego dhe u bë kampion bote në kategorinë welter në versionin WBO.

    Ai më pas e mbrojti me sukses kurorën e tij në shtator të atij viti duke e mundur irlandezin Michael Carruth.

    Sidoqoftë, ai e mbylli karrierën si njëri prej tre kampionëve të botës nga Evropa në atë kohë, pas Jack McAuliffe e Terry Marsh.

    Një lëndim i dorës, i pësuar në meçin e tij të fundit e detyroi atë që të tërhiqet nga boksi profesionist.

    Por, duke refuzuar që të hiqte dorë përfundimisht nga sporti, ai vendosi që ta zhvendoste karrierën për t’u bërë ngasës i veturës Rally, ku e bëri debutimin në vitin 1994.

    Dhe, pa u bërë mirë tri vjet që nga debutimi i tij, në vitin 1997 Leu u bë nënkampion i Rumanisë në Rally.

    Në vitin 2003, ai u bë kampion nacional i këtij sporti me vetura.

    Ai u tërhoq nga garat në vitin 2008, ndërsa u rikthye si menaxher i ekipit në vitin 2010.

    Në vitin 2014 ai e mposhti kancerin në zorrë pas një operimi që e kishte bërë në Bukuresht dhe një tretmani në Vjenë.

    Ai i la pas më të dashurit e tij, gruan Anna dhe djalin, Marco./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!