×
  • Sport
  • Sport

    Sipas mediave turke, Rashica po shkon te klubi i njohur gjerman, e heq Besiktasin nga profili

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 15:19

    Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është pranë një transferimi të bujshëm në Bundesligë, ku pritet t’i bashkohet skuadrës gjermane Borussia Mönchengladbach, raportojnë mediat turke.

    Sipas këtyre raportimeve, Rashica duket se ka filluar t’i japë fund aventurës së tij në Turqi.

    Ai ka fshirë emrin e Beşiktaşit nga profili i tij në Instagram, duke shtuar dyshimet për një largim të afërt.

    Më shumë gjasa për këtë skenar i ka shtuar edhe mungesa e tij në stërvitjen e sotme të skuadrës turke, një sinjal i qartë se transferimi është shumë pranë konkretizimit.

    Kalimi në Borussia Mönchengladbach do të ishte një rikthim në futbollin gjerman për Rashicën, i cili më herët ka shkëlqyer me skuadrën e Werder Bremen./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!