×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi i Ronaldos kur pyetet për dënimin që ia shqiptoi UEFA

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 19:21

    Sulmuesi i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, mbeti i shtangur nga pyetja e një gazetari për gjobën që UEFA ia shqiptoi javën e kaluar për gjestin me “topa” në Ligën e Kampionëve.


    Kur Cristiano Ronaldo u pyet nga një gazetar se cili është reagimi i tij për gjobën që UEFA ia ka shqiptuar, portugezi mbeti i habitur fillimisht. Megjithatë, ai nuk e injoroi pyetjen plotësisht dhe i shprehu ndjenjat, transmeton Express.

    I pyetur sesi ndihet për gjobën që ia shqiptoi UEFA, Ronaldo u përgjigj shkurt: “Normal”.

    Komiteti Disiplinor i UEFA-s e gjobiti Ronaldon me 20 mijë euro për gjestin e tij në fitoren 3:0 të Juventusit kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve në Allianz Arena.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!