×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Vëllai hedh dyshime se 27 vjeçari vdiq si pasojë e dhunës së policëve në Lipjan

    Reporteri
    07 Korrik 2025 | 17:55

    Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme një qytetin e Lipjanit, ku një i ri 27 vjeçar vdiq në rrethana të dyshimta, pasi u arrestua nga Policia e Kosovës.

    I vëllai i 27 vjeçarit, A.Z që vdiq po hedh dyshime se ai mund të këtë vdekur si pasojë e dhunës së policëve.

    “Po presim raportin e autopsisë, por në bazë të videove padyshim që hedhen dyshime në mënyrën e forcës”, i tha televizionit Dukagjini Alban Zejnullahu, vëllai i të ndjerit.

    Lidhur me këtw rast, gazeta online Reporteri.net ka raportoi se pesë zyrtarë të policisë janë suspenduar nga Policia.

    Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, IPK suspendon pesë policë

    Për këtë rast për gazetën online Reporteri.net ka folur edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

    Ai ka thënë për gazetën online Reporteri.net se janë duke u marrë hetimet e nevojshme mbi vdekjen e tij.

    Sipas Gashit, situata është shumë e ndjeshme, dhe se shkaku i vdekjes do të jepet vetëm pas ekspertizave të bëra.

    Kryeprokurori theksoi se s’mund të jap më shumë informacione, pasi siç tha ai “mund të sjellin pasoja të panevojshme”.

    “Rasti është inicuar. Janë duke u marrë hetimet e nevojshme. Nuk mundemi me dhënë informacione për shkak se mund të paragykojë këtë situatë. Është situatë shumë e ndishme. Shkakun e vdekjes mundemi me marrë pas ekpertizave që i kemi bo të nevojshme. Hetimet po bëhen. Është angazhuar edhe IPK-ja. Të gjithë veprimet janë duke u marrë. Asnjë informatë tjetër s’mund të japim pasi situata është sensitive, pasi nuk dojmë me dhënë ndonjë informatë e cila mund të sjell pasoja të panevojshme”, tha Kryeprokurori Gashi për Reporteri.net.

    Gjatë ditës për Gazetën Online Reporteri.net u deklaruan edhe nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se ai dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur ka sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

    “Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci.

    “Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” ka thënë Borovci për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!