Shtatë persona u plagosën nga një sulm me thikë në një shkollë në qytetin Ostrołęka të Polonisë, njoftoi policia këtë të mërkurë, 7 tetor.

Autori është ndaluar nga policia dhe situata është vënë nën kontroll.

Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për një 19-vjeçar dhe nxënës i kësaj shkolle. Nga të plagosurit, dy janë në gjendje të rëndë.

Reklamë

Shumica e viktimave janë nxënës, ndërsa është plagosur edhe një mësues.

Kryetari i bashkisë së Ostrołękës, Paweł Niewiadomski, tha se gjëja më e rëndësishme është që situata tashmë është nën kontroll.