Pesë zyrtarë policorë janë arrestuar sot nën dyshimin për “Vrasje nga pakujdesia”, lidhur me rastin e 27-vjeçarit në Lipjan që vdiq në rrethana të dyshimta pas arrestimit nga Policia.
Të arrestuarit janë: Ibrahim Nela, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani, Albian Ratkoceri dhe Endrit Beqiri. Nela është rreshter në Stacionin Policor në Lipjan, Konxheli, Rrahmani dhe Ratkoceri janë zyrtarë në Stacionin Policor në Lipjan, teksa Beqiri është zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj.
Ndalimin e tyre për Reporteri.net e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tyre.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar vdekjen e të riut, teksa ka dhënë detaje rreth rastit.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.