×
  • Lajme
  • Botë

    Theresa May e ofron dorëheqjen

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 19:30

    Theresa May, u ka premtuar deputetëve të Partisë Konservatore, se do të tërhiqet nëse ata do përkrahin marrëveshjen e saj për dalje nga BE-ja.


    Kryeministrja e Britanisë së Madhe, nuk ka dhënë një datë specifike për largimin e saj. Por nëse marrëveshja kalon, kjo datë pritet të jetë përafërsisht në maj.

    Deputetët kanë votuar që të marrin kontrollin e punëve të parlamentit britanik që nga sot. Një seri e vazhdueshme e votimeve që do ndodhë këtë javë që po vjen, do të tregojë drejtimin që do marrë Brexit.

    Kryeparlamentari John Bercow ka përzgjedhur tetë opsione, duke filluar nga anulimi i Brexitit deri tek largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja pa një marrëveshje.

    Ndërkohë kryeministrja ka dhënë të kuptohet se do shtyjë edhe propozimin e tretë në një marrëveshje të përpiluar nga ajo këtë javë. Por, nga kryeparlamentari është paralajmëruar se një votim tjetër për marrëveshjen nuk do të mbahet nëse ka përmbajtjen substancialisht të njëjtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!