×
  • Lajme
  • Lajme

    “Veprimet e Agonit kanë qenë të dhunshme”, Berisha për policinë: Ata kryen detyrën, s’janë kardiolog, e as neurolog e s’e zëvendësojnë doktorin

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 15:50

    Avokati i njërit prej policëve, Besnik Berisha, ka thënë se i vetmi argument për caktimin e paraburgimit është acarimi i raporteve mes të dyshuarve dhe familjarëve të Agon Zejnullahut.

    “Argumenti i vetëm i Prokurorisë për caktimin e masës se paraburgimit është se familja janë shumë të acaruar dhe në rast të mbrojtjes në liri mund të ketë ndonjë incident tjetër mes familjes dhe policëve. Ky argument nuk vlen dhe duhet pritur raportin e IML-së për të kuptuar shkaktarët e vdekjes së 27-vjeçarit”, ka thënë ai para mediave.

    Ai shtoi se vlerësimi i gjendjes shëndetësore nuk është përgjegjësi e policisë, duke lënë të kuptohet se ndërhyrja e tyre ka qenë brenda kompetencave të detyrës zyrtare. Tutje ai ka thënë se mjekësia s’ka folur ende për shkakun e vdekjes e as për “substancat në organizmin e tani të ndjerit”.

    “Mjekësia nuk ka folur dhe nuk dihet shkaku i vdekjes, as nuk dihen substancat në organizmin e tani të ndjerit. Keqardhje pa fund për një jetë të humbur, por që zyrtarët policorë nuk janë as fajtorë, as nuk e meritojnë të jenë në pritje të një dënimi. Vepruan ashtu siç janë të trajnuar sipas udhëzimeve dhe u dolën në ndihmë qytetarëve të Lipjanit.

    Fakti që dikush ka humbur jetë, ndodh gjithkund. Sot u kërkua masa e paraburgimit sepse raportet janë të acaruara. Veprimet e tani të ndjerit kanë qenë të dhunshme. I pari që ka telefonuar për ndihmë ka qenë prokuror. Nëse prokuroria nuk i beson prokurorit, atëherë kemi problem me sistemin”, tha Berisha para mediave.

    Gjykata ende nuk ka njoftuar për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!