Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë e Inteligjencës, ka nisur një operacion lidhur me dyshimet për veprën penale të spiunazhit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë, detajet thotë Prokuroria do të bëhen publike më vonë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Tutje bëhet e ditur se “Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi”.
/Reporteri.net/