Katër persona janë arrestuar në një aksion të Policisë së Kosovës, i zhvilluar në tri lokacione të ndryshme: në Prishtinë, Gjakovë dhe në Pikën e Kalimit Kufitar në Mutivodë.
Sipas raportit policor, aksioni është zhvilluar më 20 nëntor 2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë dhe në lokacione të tjera, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale.
Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 14 kilogramë e 815 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, katër telefona celularë, dy pistoleta, 62 fishekë, si dhe 9 mijë e 120 euro dhe 350 franga zvicerane.
Katër të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“-Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 20.11.2026 – 12:00. Nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale, njësitë relevante të policisë, në tri vende të ndryshme: Prishtinë, Gjakovë dhe PKK Mutivodë, kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Policia ka gjetur dhe konfiskuar 14 kg e 815 gram substanca narkotike të llojit marihuanë, 4 celularë, dy pistoleta, 62 fishek, para të gatshme 9120 € dhe 350 franga zvicerane. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhe në raportin 24-orësh të Policisë. /Reporteri.net/.