×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Dimal Basha fyen rëndë Hashim Thaçin, e quan kumbar të Milan Radojçiqit

    Reporteri
    25 Korrik 2025 | 15:14

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë nga Haga, ku ka folur lidhur me zhvillimet që kanë ndodhur në katër-pesë vitet e fundit në Kosovë.

    Thaçi ka folur edhe për sulmin e Banjskës, duke pyetur se si ishin lënë të iknin kryeterroristin Milan Radojiçiq me shokë si të ishin “krushq lirie”.

    Ndaj kësaj deklarate të Hashim Thaçit ka reaguar deputeti i VV’së, Dimal Basha, duke e ofenduar ish-presidentin kosovar duke i thënë se “kumari i tij politik o ka fshehet në Serbi, s’guxon m’u sill knej”.

    “Kqyrja gajlet kti! Shkruni letër Hashimit, kallzoni që ky ‘kumari’ i tij politik o ka fshehet në Serbi, s’guxon m’u sill knej! N’kohën e tij Radojçiqi ka ba ‘dasëm’ në Veri”, ka shkruar Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!