Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sonte në orën 22:00 për tentimin e 54-t për konstituim. Kjo do të jetë edhe përpjekja e fundit para përfundimit të afatit kushtetues.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, para seancës së 53-të konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë peng i kokëfortësisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ajo tha se PDK ka ofruar mjaft kompromise.
“Institucionet e Kosovës janë peng i kokëfortësisë së Albin Kurtit. Ne kemi ofruar mjaft kompromise”, ka thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.



