Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga një kompani e dizajnit të smartfonëve.
Messi këtej e tutje, do të mbajë në koleksionin e tij të telefonave edhe një të tillë me vlerë 4 mijë eurove.
Bëhet fjalë për një iPhone XS të larë me flori 24-karat, i dizajnuar vetëm për argjentinasin nga iDesign Gold.
Mbi celular është gdhendur numri 10 që Messi mban në fanelë, por edhe emri i bashkëshortes Antonella dhe fëmijëve Thiago, Ciro e Mateo.
Gjithashtu në celular janë stampuar edhe logot e Barcelonës dhe Argjentinës.