×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmet afër ishullit grek Halki

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 7:05

    Një tërmet me fuqi 4,5 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua sot jo larg nga ishulli Halki, në Greqinë lindore.


    Tërmeti u regjistrua 33 kilometra në juglindje të ishullit, 429 kilometra nga Athina.

    Siç raportoi ANA, nuk ka raporte për dëme apo të lënduar.

    Ndërkaq, një tjetër lëkundje e tokës është regjistruar këtë të shtunë edhe në Shqipëri.

    Hapësira e lëkundjeve vijon të mbetet zona mes Durrësit dhe Tiranës.

    Këtë herë tërmeti është shënuar në orën 14:31 me epiqendër në Xhafzotaj e në thellësi 10 kilometra.

    Tërmeti ka qenë 3.2 ballë sipas shkallës Rihter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!