×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Osmani: Radomir Laban është emëruar gjyqtar në vitin 2018, shkarkimi i tij bëhet me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve

    Reporteri
    05 Gusht 2025 | 17:00

    Presidentja Vjosa Osmani ka folur për caktimin e gjyqtarit serb Radomir Laban në lëndën që ajo ka dërguar në Gjykatën Kushtetutese me 22 korrik, gjë që ajo thotë se gjyqtari në fjalë përbën rrezik për sigurinë kombëtare, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tha se Radomir Laban s’është emëruar nga ajo, por në vitin 2018.

    Osmani theksoi se shkarimi i tij bëhet vetëm me propozimin e 2/3 të votave të gjyqtarëve, dhe pa propozim nga vetë Gjykata diçka e tillë s’bëhet.

    “Ky gjyqtar s’është emëruar nga ana ime por në vitin 2018. Sipas Kushtetutes shkarkimi një gjyqtari të Gjykatës Kushteutese bëhet vetëm nëse votohet diçka e tillë nga 2/3 e gjyqtarëve, pastaj shkarkimi i propozohet Presidentes nga vetë Gjykata. Pa një propozim të tillë, nuk mund të merret asnjë hap nga ana e Predentes. Tërheqja e kësaj kërkese është veprim i domosdoshëm në funksion të mbrojtjes së rendit tonë kushtetutes. Është absurde të pritet që rendi jonë kushtetutes të mbrohet nga persona që rrezikojnë rendin kushtetutes të Republikës sonë ”, tha ajo.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!