×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Deputetja e VV-së i kapet diplomates amerikane: I vizituat gjyqtarët e Kushtetueses, një ditë para se të vetëposhtërohen

    Reporteri
    08 Gusht 2025 | 18:35

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka bërë një përpjekje për ta lidhur njoftimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

    Duke e cilësuar vendimin e Kushtetueses si “vetëposhtërues”, deputetja ka theksuar se ai është publikuar vetëm një ditë pas vizitës së pas vizitës së të ngarkuarës me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Annu Prattipati.

    “E nderuara zonja Prattipati, nuk është mirë nëse i keni vizituar një ditë para se gjyqtarët e Kushtetueses të vetëposhtëroheshin me këtë njoftim për Aktgjykimin”, ka shkruar ajo në një reagim publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!