Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për vrasjen e trefishtë sot në qytetin e Gjilanit, ku thotë se kjo ngjarje tragjike është alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë.
Krasniqi thotë se institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë.
Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë.
Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!