Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 22-vjeçari shqiptar në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është i riu Andi Grori, me origjinë shqiptare dhe banor në Castelfranco Emilia, i cili ishte në timon.
Dy personat e tjerë, një 22 vjeçar dhe një 21 vjeçar, që ishin me të në makinë janë lënduar, njëri në gjendje kritike për jetën.
Policia që ka bërë hetimet në vend ka theksuar se në asfalt nuk ka pasur shenja frenimi dhe dyshimet e para janë se shqiptari ka humbur drejtimin e mjetit, ose nga përgjumja, ose se në atë moment ka qenë i papërqendruar në timon./lapsi.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.