Rivalja demokrate Trumpit, Hillary Clinton ka thënë  se ajo do ta nominonte me dëshirë  presidentin amerikan, Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes, nëse ai do të arrinte t’i jepte fund luftës në Ukrainë pa lejuar Presidentin Vladimir Putin të merrte territor nga fqinji i saj.

“Sinqerisht, nëse ai mund t’i jepte fund kësaj lufte të tmerrshme, nëse ai mund ta përfundonte atë pa e vendosur Ukrainën në një pozicion ku ajo duhej t’ia lëshonte territorin e saj agresorit, nëse ai mund t’i kundërvihej Putinit – diçka që nuk e kemi parë, por ndoshta kjo është mundësia – nëse Presidenti Trump do të ishte arkitekti i kësaj, unë do ta nominoja atë për një Çmimin Nobel për Paqen”, tha Clinton në një podkast  të publikuar të premten.

Takimi midis udhëheqësve rusë dhe amerikanë në një bazë ajrore të epokës së Luftës së Ftohtë në Alaska do të jetë biseda e tyre e parë ballë për ballë që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë dhe vjen mes frikës së ukrainasve dhe evropianëve se Trump mund ta “tradhtojë” Kievin.

Reklamë

Shtëpia e Bardhë tha se takimi do të zhvillohej në orën 19:00.

Trump, i cili dikur tha se do t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë brenda 24 orësh, tha të enjten se konflikti tre-vjeçar e gjysmë ka rezultuar të jetë një arrë më e vështirë për t’u thyer nga sa mendonte ai. /Rerporteri.net/