Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu lëshoi një paralajmërim për Evropën në lidhje me kërcënimin që paraqet Irani gjatë një takimi me homologun e tij çek Andrej Babis në zyrën e tij në Jerusalem të martën.
Netanyahu tha se aftësitë ushtarake, aktiviteti terrorist dhe ambiciet bërthamore të Teheranit kërcënojnë jo vetëm Izraelin, por edhe vendet evropiane, ndërsa kritikoi udhëheqësit që janë distancuar nga Izraeli.
“Raketat e Iranit nuk ndalen në kufijtë e Izraelit, as terrorizmi i tij, as ambiciet e tij bërthamore. Evropa nuk është spektatore. Evropa është një shënjestër”, tha Netanyahu.
Kryeministri izraelit zgjodhi gjithashtu t’u drejtohej udhëheqësve evropianë që kanë devijuar nga politika e Izraelit.
“Ka udhëheqës të dobët që i kthejnë shpinën Izraelit, ndërsa ju qëndroni me kokë. Ju nuk ndiqni turmën, nuk tërhiqeni përballë terrorizmit, ju ndiqni ndërgjegjen tuaj”, tha ai.
Vizita e kryeministrit çek fillimisht përfshiu një takim privat me Benjamin Netanyahun, gjatë të cilit të dy udhëheqësit patën mundësinë të zhvillonin bisedime dypalëshe. Kjo u pasua nga një takim i zgjeruar me pjesëmarrjen e zyrtarëve qeveritarë nga të dy vendet.
Në bisedime morën pjesë ministrat e punëve të jashtme, mbrojtjes, shëndetit publik dhe sporteve të të dy shteteve, si dhe kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sekretari ushtarak i Kryeministrit Izraelit dhe ambasadorët.
Prime Minister Benjamin Netanyahu met today at his office in Jerusalem with the Prime Minister of the Czech Republic Andrej Babiš.
ReklamëPrime Minister Netanyahu: "Iran’s missiles do not stop at Israel’s borders, neither does its terrorism, and neither do its nuclear ambitions. Europe is not a spectator; Europe is a target. There are weak leaders who turn their backs on Israel, and you stand tall. You don’t follow the crowd, you don’t cower before terror, you follow your conscience".
Prime Minister Netanyahu first held a one-on-one meeting with the Czech Prime Minister. This was followed by an expanded meeting attended by the Ministers of Foreign Affairs, Defense, Public Health and Sports of both states; the Head of the National Security Council; the Prime Minister’s Military Secretary; and the Ambassadors.
— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) November 16, 2026