Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, mbajtën një konferencë për shtyp në Alaska, pasi u takuan për bisedime mbi luftën në Ukrainë. Secili udhëheqës e ka lavdëruar tjetrin dhe e ka përshkruar takimin si konstruktiv, por “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”, tha Trump, duke shtuar se më pas do t’i telefonojë NATO-s dhe Kievit.
Trump tha se gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të mirë me Putinin.
“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie fantastike me Presidentin Putin”, tha Trump.
Ai e quajti takimin e tyre “jashtëzakonisht produktiv”, por shtoi se disa gjëra ende nuk janë vendosur.
Por ne kemi një “shans shumë të mirë” për përparim të mëtejshëm, thotë ai.
Trump e përfundoi deklaratën e përbashkët duke falënderuar Putinin, duke e quajtur atë “Vladimir”.
“Do të flasim me ty shumë shpejt dhe ndoshta do të shihemi përsëri shumë shpejt”, tha ai.
Putin u përgjigj në anglisht: “Herën tjetër në Moskë”.
Sugjerimi i Putinit që një samit i mëvonshëm të zhvillohet në kryeqytetin rus – një kërkesë që ai e bëri në anglisht – shkaktoi një reagim të paqartë nga Trump.
TRUMP: "We'll speak to you very soon and probably see you again very soon. Thank you very much, Vladimir."
PUTIN: "Next time in Moscow"
TRUMP: "I’ll get a little heat on that one… but I could see it possibly happening" pic.twitter.com/u6oKL6UtVc
— Fox News (@FoxNews) August 15, 2025
Reklamë
Presidenti amerikan pranoi se pajtimi me atë propozim do të ishte shumë i diskutueshëm, por ai nuk ia mbylli derën plotësisht.
“Ky është një propozim interesant, do të kritikohem pak për këtë,” tha Trump. “Por mund ta shoh të mundur të ndodhë”, tha Trump./Reporteri.net/