Pasi zbriti në Washington disa orë më parë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump për ftesën në Shtëpinë e Bardhë në një postim në X.
“Ne të gjithë ndajmë një dëshirë të fortë për ta përfunduar këtë luftë shpejt dhe me besueshmëri. Dhe paqja duhet të jetë e qëndrueshme,” shkroi ai.
“Jam i sigurt se do ta mbrojmë Ukrainën, do të garantojmë në mënyrë efektive sigurinë, dhe se populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj Presidentit Trump, çdo qytetari në Amerikë, si dhe çdo partneri dhe aleati për mbështetjen dhe ndihmën e paçmuar”, shkroi Zelensky.
/Reporteri.net/