×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Rrugës për Washington, Starmer: Të gjithë duan që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund

    Reporteri
    18 Gusht 2025 | 14:27

    Kryeministri britanik, Keir Starmer pritet të mbërrijë në Washington DC.

    Në një video të postuar në X nga avioni, Starmer thotë: “Të gjithë duan që kjo të marrë fund, e sidomos ukrainasit”.

    Ai thotë se duhet të sigurohen që të “veprojnë saktë” për një paqe të qëndrueshme, e cila është “e drejtë dhe e ndershme”.

    “Është në interes të Mbretërisë së Bashkuar që ta bëjmë këtë si duhet,” thuhet në deklaratën e videos.

    Për kujtesë, Starmer do t’i bashkohet disa udhëheqësve evropianë që marrin pjesë në bisedime në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!