Presidenti Donald Trump e quajti sot një “ditë të madhe në Shtëpinë e Bardhë” përpara takimeve të tij me Presidentin, ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa udhëheqës evropianë.
“Një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë udhëheqës evropianë këtu në të njëjtën kohë. Një nder i madh për Amerikën!!! Le të shohim cilat do të jenë rezultatet,” shkroi presidenti në “Truth Social”.
Në prag të takimeve, Trump tha se Zelensky duhet të pranojë disa nga kushtet e Rusisë — duke përfshirë që Ukraina të dorëzojë Krimenë dhe të pranojë që kurrë të mos i bashkohet NATO-s — që lufta të përfundojë.
Në samitin e javës së kaluar me Trump, Presidenti rus Vladimir Putin ra dakord të lejojë garanci sigurie për Ukrainën dhe disa lëshime mbi kërkesat e tij territoriale si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje, tha i dërguari amerikan Steve Witkoff për CNN. Por Rusia ende nuk ka përmendur marrëveshje të tilla, dhe Zelensky ka sugjeruar se garancitë e tilla do të duhet të jenë më të forta se ato që “nuk funksionuan” në të kaluarën.
/Reporteri.net/