Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se pavarësisht se si do të përfundojnë takimet e sotme me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët evropianë, mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën do të vazhdojë, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
I pyetur nga një gazetar se “A është ky fundi i rrugës për mbështetjen amerikane ndaj Ukrainës? A është ky takim ‘marrëveshje apo jo’?”
Në këtë pyetje, Trump u përgjigj se “Nuk mund ta them kurrë këtë. Nuk është kurrë fundi i rrugës. Njerëzit po vriten dhe ne duam ta ndalim këtë. Prandaj, nuk do të thosha që është fundi i rrugës.”/Reporteri.net